Vështirë për disa ekipe në Champions League

Futboll

Vështirë për disa ekipe në Champions League

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 tetor 2016 Në ora: 11:02
Pamje nga një ndeshje

Sot dhe nesër do të jemi dëshmitar të disa ndeshjeve me rivalitet të madh dhe madje edhe të ndonjë befasie të dorës së parë si gjithmonë që ndodhin në garën më prestigjioze në Champions League. Kampioni i Europës, Real Madridi ka punë të lehtë para shikuesve të vet, ku ndeshet me Legia-n që nuk po kalon formë të mirë as në kampionatin polak. Futbollistët madrilen presin tri pikë të mëdha në luftë për kreun e grupit. Madrilenët në dy ndeshjet e para kanë një fitore të ngushtë me rezultat 2:1 ndaj Sporting Lisbonës dhe si mysafir barazuan 2:2 me Dortmundin, kurse Legia si vendas ishte mposhtur me 6:0 nga Dormundi dhe si mysafir me 2:0 nga Sportingu. Skuadra polake ka 180 minuta që nuk ka shënuar gol në garën me prestigjioze që ishte kualifikuar pas 20 viteve, ndërsa Reali pas fitores bindëse në kampionatin spanjoll, me 6:1 ndaj Betisit, tani pretendon edhe një fitore të thellë, por kësaj radhe në Champions. Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, beson se janë favorit. “Nëse ka ndonjë diferencë mes nesh dhe atyre, atëherë këtë duhet ta tregojmë në fushë. Mendoj se gjithçka është 50 me 50. Duhet të jemi të koncentruar dhe të mos befasohemi nga Legia”, ka thënë Zidane. Ndeshje e vështirë e pret ekipin e Dortmundit në Lisbonë ndaj Sportingut të papërshtatshëm. Dortmundi kryeson në grupin F me 4 pikë, duke lënë pas Realin me 4 sosh, Sportingun 3 dhe Legia-n me 0 pikë. Ndeshja në mes Sportingut dhe Dormundit do të jetë një lojë e fortë dhe vështirë e parashikueshme, duke pasur parasysh cilësitë qoftë të njërës palë po ashtu edhe të tjetrës skuadër. Në grupin H do të zhvillohet ndeshje mjaft interesant në mes Lyonit dhe Juventusit. Skuadra franceze synon tri pikë, ndërsa Juventusi të dalë i pamposhtur eventualisht me tri pikë që të ruajë kryesimin dhe të jetë më i qetë në vazhdim të kësaj gare. Juventusi kryeson me 4 pikë, sa ka edhe Sevilla, ndërsa Lyoni është në vend të tretë me 3 pikë dhe i fundit Dinamo e Zagrebit pa asnjë pikë. Skuadra e Bayer Leverkusenit, të e cila po luan me sukses të madh sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, është përgatitur maksimalisht që t’i shkaktojë humbje Tottenhamit. Bayer Leverkuseni në dy takimet e para ka dy barazime, si vendas 2:2 me CSKA nga Moska dhe në udhëtim 1:1 me Monacon. Skuadra gjermane kërkon fitoren e parë, ndërsa Tottenhami synon të kthehet me një pikë. Monaco udhëheq me 4 pikë në grupin E, një më shumë se Tiottenham dhe dy se Bayer Leverkuseni, dhe CSKA përmbyll grupin me një pikë. Leicester City që po bënë mrekulli synon edhe fitoren e tretë radhazi dhe madje të mbetet edhe më tej ekipi që nuk ka pësuar gol. Ata në dy takimet e para shënuan dy fitore, realizuan katër gola dhe nuk pësuan asnjë, duke e kryesuar renditjen e grupit G me 6 pikë, dy me tepër se Copenhagen, ndërsa Porto është në vend të tretë me 1 pikë dhe Club Brugge i fundit me 0 pikë. Kampioni i Anglisë apo befasia më e  këndshme deri me tash, në konak të vetin ndeshet me klubin danez, Copenhahen.  Të gjitha ndeshjet do të luhen sonte në orën 20.45 dhe pritet të jetë tejet interesante.  

Ndeshjet, e martë

Grupi E

Bayer-Tottenham         20.45

CSKA (M)-Monaco       20.45

Grupi F

Real Madrid-Legia        20.45

Sporting-Dortmund     20.45

Grupi G

Club Brugge-Porto       20.45

Leicester-Copenhagen 20.45

Grupi H

Dinamo (Z)-Sevilla         20.45

Lyon-Juventus    20:45

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat