Çfarë kërkojnë llapjanët për të arrestuarin?

Futboll

Çfarë kërkojnë llapjanët për të arrestuarin?

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:59
FC Llapi

Të gjithë u ndien keq kur një tifoz e goditi me guri gjyqtarin anësor Erduan Baliqi, në ndeshjen Llapi-Feronikeli, e vlefshme e javës së nëntë të elitës së futbollit të Kosovës. Ndeshja u ndërpre në minutën e 63-të, ndërsa gjesti i tifozit u gjykua ashpër nga të gjithë. “F.C. LLAPI është mirënjohës ndaj Policisë së Kosovës për kapjen e huliganit, i cili të dielën e goditi referin anësor me një guri nga një largësie në pjesën ku nuk ka tribuna, me që ky rast ka dëmtuar rëndë imazhin e klubit tonë, por edhe tërë Futbollin Kosovar. Për ne si klub është një satisfakcion, kapja e tij dhe sjellja para drejtësisë andaj shpresojmë në organet shtetërore, që ky person të merr dënimin e merituar ndërsa referit anësor E.Baliqi i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në komunikatën e FC Llapit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat