Agostinelli rikuperon Lilajn dhe Salihin

Futboll

Agostinelli rikuperon Lilajn dhe Salihin

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 23:04
Agostinelli

Humbja me Tiranën është lënë pas, teksa në prag për Skënderbeun është një tjetër sfidë e fortë dhe e rëndësishme. Në fundjavë kampionët do të presin Kukësin që vjen nga një seri rezultatesh pozitive. Tek korcarët lajmi i mirë pas zhgënjimit të së dielës është rikthimi i mesfushorit Sabien Lilaj, që ndaj Tiranës nuk u aktivizua. Burime pranë stafit mjekësor të Skënderbeut bëjnë të ditur se 27 vjecari ka rikuperuar problemin që e la jashtë sfidës së javës së 7 ndaj kryeqytetasve. Lilaj ka patur një mbingarkesë muskulare dhe për këtë arsye është lënë të pushojë fundjavën e kaluar, për të mos rrezikuar një dëmtim që mund ta linte jashtë fushave për një kohë më të gjatë. Mesfushori korcar ka qënë titullar i padiskuteshëm në 6 javët e para, duke u zëvendësuar vetëm në minutat e fundit ndaj Teutës. Gjithashtu edhe Hamdi Salihi do të jetë në fushë ndaj Kukësit, teksa nuk bëhet fjalë për një dëmtim por thjesht një kontraktim muskulor. Pas fizioterapive në Serbi, sulmuesi shkodran do ti bashkohet trajnerit Andrea Agostinelli në stërvitje, për të udhëhequr sulmin e kampionëve në një sfidë delikate. Për më tepër që ndaj Kukësit do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës, ajo midis Salihit dhe kroatit Pero Pejic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat