Buffon: Kam dëgjuar shumë budallallëqe

Futboll

Buffon: Kam dëgjuar shumë budallallëqe

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 15:41
Buffon

Portieri Gianluiggi Buffon tregoi klasin e tij dhe ishte më i merituari që Juventusi u kthye me pikë të plota, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 Lyonin, në ndeshjen e vlefshme të grupit H të Champions League. Ai në minutën e 35-të e priti penalltinë e Lacazzetes.“Disa njerëz më organizuan funeralin, por ja që askush nuk erdhi aty.  E kam thënë shumë herë dhe pa arrogancë, se unë jam vetëkritik dhe nuk kam nevojë që të dëgjoj të tjerët që mundohen të shfrytëzojnë situata të caktuara për të shfaqur mungesë respekti ndaj njerëzve. Kam dëgjuar shumë budallallëqe gjatë këtyre javëve dhe vetëm një koment të vërtetë: ‘Pres më shumë nga Buffon’. Me këtë jam pajtuar plotësisht”, ka thënë Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat