Mbrojtësi brazilian i Paris saint Germanin, Thiago Silva me shumë mundësi në përfundim të sezonit do të transferohet në Serie A.
Përveç Milanit, dy ditët e fundit skuadra e Juventusit është përfolur për një transferim të mundshëm të brazilianit në Torino, shkruan “Calciomercato”.
Fillimisht ishte portali i njohur italian “Tuttosport” e cila raportoi për një interesim të madh të Juventusit.
Ish-lojtari i Milanit ka kontratë me ekipin francez deri në verën e viti 2017.