Paul Pogba është transferimi më i shtrenjtë i verës që lamë pas.
Ai kaloi me shumë bujë nga radhët e Juventus duke u rikthyer në Old Trafford për shifër rekord, por tashmë duket se ai do të jetë i pari largim në merkaton e verës 2017.
Mediat angleze raportojnë se në verën e ardhshme ai do të largohet nga “Red Devils”. Mesfushori nuk ka bindur me paraqitjet e deritashme te Manchester United, duke bërë të besohet se mund të largohet sërish nga klubi anglez edhe pse u transferua për 105 milionë euro nga Juventusi.
Kjo do të ishte një lëvizje e çmendur që vështirë të ndodhë, por për “Bookmaker-sat” gjithçka është e mundur, dhe kuotat janë ulur shumë.