Mustafi apo Ozil, cili ka notë me të madhe nga medium anglez?

Futboll

Mustafi apo Ozil, cili ka notë me të madhe nga medium anglez?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:16
Shkodran Mustafi

 Arsenali shënoi fitoren më bindëse në xhiron e tretë të Champions League. Ata në Emirates e deklasuan me rezultat 6:0 ekipin nga Bullgaria Ludogorets. Mesut Ozil shënoi het-trik në këtë fitore të thellë, ndërsa Arsenali kryeson me 7 pikë në grupin A. Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi u paraqit standard dhe i dha siguri mbrojtjes së ‘Topçinjve’. Mustafi apo Ozil e ka notën më të madhe për këtë sfidë, që u vlerësuan nga tabloidi anglez, ‘Daily Mail’. Ja futbollistët  e vlerësuar te Arsenali: Ospina 7.5; Bellerin 6.5, Mustafi 6.5, Koscielny 6.5, Gibbs 7; Coquelin 7.5, Cazorla 7 (Elneny 57, 6); Walcott 7.5 (Lucas 62, 6), Ozil 9, Oxlade-Chamberlain 8; Sanchez 7.5 (Iwobi 73, 6).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat