Lënia e Hysaj në stol, menaxheri i lojtarit kundër vendimit të trajnerit

Futboll

Lënia e Hysaj në stol, menaxheri i lojtarit kundër vendimit të trajnerit

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 19:14
Elseid Hysaj

Hysaj në pankinë në Champions League përballë Beshiktash…kjo është një temë diskutimi në Itali.

Trajneri Sarri vendosi të linte Hysajn në stol në Ligën e Kampioneve ndaj Beshiktashit dhe më pas deklaroi se lojtari po përballej me një problem psikologjik.

Por këto fjalë nuk i kanë pëlqyer menaxherit të futbollistit Mario Xhiufredit, i cili ka deklaruar të kundërtën, bërë të qartë se Hysaj nuk kishte probleme të tilla, thjesht ishte i lodhur nga kombëtarja.

“Ky është një moment pa fat, i ndodh shumë skuadrave. Nuk e meritonte të humbte, por ka nga këto momente që të ndodhin episode që nuk duhet të ndodhin edhe pse nuk e meriton. Psikologjikisht nuk është e lehtë, skuadra humbi Higuain e pastaj edhe Milik, kur dukej se kishte metabolizuar gjithçka pas largimit të argjentinasit. Të gjitha paraqitjet janë nën standardin normal, ndaj është një moment i përgjithshëm, që po e kalojnë të gjithë”, tha fillimisht ai, duke iu kundërvënë trajnerit për Hysajn.

“Hysaj konfuz? Unë jetoj me lojtarët nga mëngjesi deri në darkë, e di kur ka probleme dhe nuk bëj asnjëherë sikur nuk ka ndodhur gjë. Nuk ndaj absolutisht të njëjtin mendim me Sarrin për sa i përket vështirësive psikologjike. Elseidi është i qetë, i fortë mendërisht. Nga ana e karakterit është shumë mbi normën ndaj nuk ka asnjë vështirësi. Ai është vetëm i lodhur, ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren, por vështirësitë psikologjike nuk kanë të bëjnë me të. Vetë Sarri ka thënë se disa lojtarë po e përjetojnë momentin negativ të skuadrës. Nuk duhen të trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës, kjo vlen edhe për Hysajn. Jam dakord që Zhorzhinjo është viktimë e skuadrës por nuk është se u bë një lojtar i mbaruar menjëherë. Nuk ekziston asnjë futbollist i cili ka problem psikologjik individualisht. Në ndeshjet e ardhshme do ta shohin të gjithë qetësinë e Hysajt.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat