Pas rinovimit, Neymar jep një premtim të madh

Futboll

Pas rinovimit, Neymar jep një premtim të madh

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:52
Neymar

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar pak minuta më parë ka nënshkruar me klubin katalanas e cila do ta mbajë lidhur deri në vitin 2021.

Menjëherë pasi u zyrtarizua lajmi, braziliani u shpreh i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit duke premtuar tituj të rëndësishëm, shkruan “Goal”.

"Unë jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën time me klubin e Barcelonës. Ndihem me të vërtetë si në shtëpinë time. Para se të vija te Barcelona e dija shumë mirë që ky klub është si një familje e madhe. Shpresoj që vitet e ardhshme të fitoj sa më shumë trofe me Barcelonën”, u shpreh Neymar për “Barça TV”. Ky është sezoni i katërt i Neymar në Spanjë, i cili në 150 ndeshje në të gjitha kompeticionet ka arritur të shënojë 91 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat