Dortmundi kërkon Bersant Celinën

Futboll

Dortmundi kërkon Bersant Celinën

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 09:58
Bersant Celina

Dortmundi ia ka vënë syrin mesfushorit të Manchester Cityt, Bersant Celinës.

ESPN raporton se reprezentuesi kosovar pasi ka arritur të impresionojë me paraqitjet e tij me Twenten në kampionatin holandez, tash po tërheqë interesim të madh.

20 vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka një asist në pesë ndeshje, dhe tashmë janë lajmëruar skuadrat e interesuara për të.

Dortmundi po e vëzhgon tash e disa ndeshje Celinën dhe po mendojnë një ofertë në janar për mesfushorin ofensiv nga Kosova.

Celina sipas ESPN thuhet se është në dijeni për këtë interesim dhe se përfaqësues të tij kanë nisur kontaktet e para.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë me Celinën, por numri i skuadrave që e kërkojnë vetëm sa do të rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat