Nuk ndalet Shaqiri, me dy gola ja siguron fitoren Stoke Cityt

Futboll

Nuk ndalet Shaqiri, me dy gola ja siguron fitoren Stoke Cityt

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 17:20
Xherdan Shaqiri


Xherdan Shaqiri me dy supergola i ka dhuruar fitoren 0:2 Stoke City, në udhëtim te Hull City, në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.
* * *
Xherdan Shaqiri ka arritur ta shënoi edhe golin e tij të dytë me Stoke Cityn.

Ylli nga Kosova fillimisht realizoi në minutën e 26-të ndaj Hull Cityt një gol spektakolar nga largësia.

Por me të filluar pjesa e dytë, gjilanasi ka gjetur edhe njëherë rrjetën përballë Hull Cityt.

Aktualisht Stoke City po udhëheq 2-0 në udhëtim tek skuadra e Hullit falë dy golave nga reprezentuesi zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat