Starova: Korabi, ekip me cilësi. Mërgjyshi: Ndalemi nga shtyllat

Futboll

Starova: Korabi, ekip me cilësi. Mërgjyshi: Ndalemi nga shtyllat

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 22:02
Mërgjyshi

“Nëqoftëse do më thonin firmos për fitore 1-0 në fillim të sfidës, do ta bëja me qejf. Përballë Korabit kanë vuajtur Skënderbeu dhe Tirana dhe luan shumë mirë në aspektin difensiv. Nëse Plaku do të kishte pasur më tepër fat deri më tani, pozitat e tyre do të ishin më të mira. Kemi vuajtur në aspektin difensiv dhe kemi kohë për ta cilësuar me saktësi diagnozën me skuadrën që vuajti në 15 minutat e fundit, sepse nuk arriti të shënonte golin e dytë. Ajo që dihej ishim se duhej të shkonim në ndeshjen me Korçën me lojtarë që nuk do të dëmtoheshin, që nuk do të ndëshkoheshin dhe natyrshëm me një fitore përballë Korabit.”

Nga ana tjetër, trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi u shpreh:

“Mund të them që është shtylla e 5-të që nuk na lejon të shënojmë, shkojmë deri te porta, por nuk arrijmë të shënojmë. Jemi pa fat sepse prodhojmë lojë por na mungon vetëm finalizimi, gjithsesi duhet të jemi të qetë sepse skuadra po rritet në lojë dhe po tregon se ka potencial. Është e disata ndeshje radhazi që ngecemi te shtylla. Duhet ta kalojmë këtë situatë dhe shohim përpara.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat