Tjetër humbje për Lyon, Guingamp i shënon 3 herë

Futboll

Tjetër humbje për Lyon, Guingamp i shënon 3 herë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 22:24
ilustrim

Olimpique Lion bën harakiri në “Stade de Lumiere” duke humbur 1-3 me Guinkamp një ndeshje që u duk se e kishte në kontroll pas 45 minutave të para. Coco ishte heroi i miqve që përfitoi maksimalisht nga gabimet në mbrojtje të vendasve, teksa shënoi një dygolësh në këtë transfertë duke ngjitur në renditje të tijtë. Në fakt në “Stade de Lumiere” pjesa e parë ishte e tëra për Lyon që arriti të gjejë epërsinë me një 11-metërsh të Lacazzette në minutën e 36-të.

Në pjesën e dytë u mendua se vendasit do të menaxhonin rezultatin por vetëm pak sekonda pas fillimit, Briand arriti të japë një pasim për Salibur, që nuk kurseu barazimin. 7 minuta më pas ishte një gabim në mbrojtje i Lionit, që i dha mundësinë Briand të shërbente një tjetër asist, këtë herë për Coco që kaloi përpara Guinkamp. Lion pothuajse nuk ekzistonte në fushë dhe në të 77-tën Coco pas një aksioni personal mbylli përfundimisht llogaritë duke marrë fitoren e dytë radhazi e duke qenë tashmë pranë zonës Europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat