Ja çfarë thotë Allegri pas humbjes nga Milani

Futboll

Ja çfarë thotë Allegri pas humbjes nga Milani

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 23:45
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka lavdëruar skaudrën e tij për paraqitje kundër Milanit

Skuadra e Allegrit u mposht 1:0 në ‘San Siro’, ku ‘Zonjës së Vjetër’ iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Allegri nuk deshi ta komentoi shumë vendimin e gjyqtarit, i cili erdhi me vonesë, por lavdëroi ekipin e tij.

“Më duhet t’i përgëzoj lojtarët për paraqitjen që bën”, tha fillimisht Allegri.

“Ne tentuam shumë kundër një MIlani shumë mirë të organizuar që luftonin për çdo top. Shënuam edhe ne, por na u anulua goli – këto gjëra ndodhin në futboll. Gjyqtari mori këtë vendim dhe nuk mund të them asgjë”, shtoi Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat