Trepça ’89 e fortë edhe për Besën

Futboll

Trepça ’89 e fortë edhe për Besën

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:00
Pamje nga një ndeshje

Trepça ’89 nga Mitrovica vazhdon me fitore dhe ruan epërsinë në kreun e klasifikimit në elitën e futbollit.  Mitrovicasit para shikuesve të vet shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Besës nga Peja, e cila ka qenë edhe derbi i javës së 10-të. Futbollistët e ’89-shit treguan lojë shumë të mirë dhe triumfuan ndaj një skuadre shumë të fortë.  Futbollisti John është bërë i frikshëm për skuadrat i cili shënoi për epërsinë e mitrovicasve në minutën e 29-të. Pas gjashtë minutave, pejanët barazuan rezultatin 1:1 me golin e Shkëlqim Pacollit.  Në minutën e 69-të, penallti për ’89-shin, ku Florent Hasani ka qenë i saktë dhe i solli fitore skuadrës së tij, 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat