Skuadra e Atalantës kua aktivizohet Etrit Berisha ka marrë një fitore të shkëlqyer përballë Interit në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Serie A.
Në këtë mënyrë skuadra e Atalantës ka zhytur në një krizë akoma edhe më të thellë ekipin e drejtuar nga Frank de Boer.
Portali i njohur “Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve ku Etrit Berisha ka marrë një vlerësim mesatar pasi mori notën 6.5.
Në përfundim të ndeshjes lojtari me notën më të lartë u vlerësua mesfushori i Atalantës, Kurtic.