Selimi: Koha e FC KEK-ut po vjen

Futboll

Selimi: Koha e FC KEK-ut po vjen

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2016 Në ora: 19:10
Musa Selimi

KEK-u nga Kastrioti është në rrugë të rezultateve të mira dhe drejt rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës. Musa Selimi, prej se ka marr drejtimin e këtij kolektivit me renome, gjërat po shkojnë sipas planit dhe me synime që të jenë në dy vendet e para, që i rikthen në elitë.  Kryetrajneri Selimi është i kënaqur me ecurinë e rezultateve sidomos me kushtet në klubin nga Kastrioti. Në javën që e lamë pas KEK-u shënoi fitore si mysafirë me rezultat 1:0 ndaj Rahovecit dhe renditen në vend të tretë me 17 pikë, pesë më pak se lideri Vëllaznimi nga Gjakova dhe një se vendi i dytë, Flamurtari i Prishtinës. Musa, KEK-u në vend të tretë, a mendoni se ka ardhur koha të riktheheni në elitë? “Mendoj se po, edhe pse s’e kemi imperativ. Kemi një ekip shumë të fortë, djem të rinj e me perspektiv. Po kënaqem duke punuar me ta, thjeshtë ekip fantastik dhe djem të edukuar”, tha Selimi.  A mendoni se konkurrenca është shumë e fortë për dy vendet e para? “Normal se është, si Vëllaznimi, Flamurtari, 2 Korriku e Fushë Kosova, janë ekipe shumë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat