Spezia dhe Citadella ndajnë nga një pikët

Futboll

Spezia dhe Citadella ndajnë nga një pikët

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 00:13
ilustrim

Spezia dhe Citadella ndajnë pikët me njëra-tjetrën në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Serie B, që vendoste përballë dy skuadrat që ndjekin Veronën kryesuese. Një rezultat shpresdhënës mbi të gjitha për Citadellën që vinte pas 3 humbjeve radhazi që i kishin kushtuar jo pak në renditje. Pjesa e parë ishte shumë e ekuilibruar dhe diferencën e bëri vetëm një gol i Arrighini në minutën e 9-të, që i dha epërsinë miqve.

Pjesa e dytë foli kryesisht për vendasit që të shtyrë dhe nga publiku i tyre arritën të barazonin shifrat në minutën e 52-të me anë të Pulzettit.

Vendasit e kërkuan fitoren deri në fund duke qenë pak më shumë këmbngulës së Citadella por formacioni i Di Carlos në fund u detyrua të kënaqej me një pikë që e mban në vendin e 3-të në renditje me 17 pikë, dy pikë pas Citadellës së vendit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat