‘Mourinho dëshiron luftë, jo futboll’

Futboll

‘Mourinho dëshiron luftë, jo futboll’

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 12:18
Jose Mourinho

Xavi Hernandez ka kritikuar ashpër trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho.

Ish-ylli i Barcelonës ka mendim negativ për portugezin, pasi që sipas tij Mourinho nuk kërkon luftë me kundërshtarët e jo futboll, kur gjërat nuk ecin sipas mënyrës së tij.

Pas disfatës së thellë nga Chelsea në fundjavë, ‘The Special One’, ka pasur një polemikë me trajnerin kundërshtar Antonio Conte, ndërsa ditë më parë ai ka ironizuar edhe me Jurgen Kloppin.

“Nganjëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë për Mourinhon, ai kërkon luftë dhe jo futboll, ashtu siç bënte edhe kur ishte pjesë e Real Madridi”.

“Shpresoj që ai mos të vazhdojë me këto metoda edhe te Manchester United”, ka deklaruar Xavi për Mirror.

Pas nëntë xhirove të para ‘Djajtë e Kuq’, pozicionohen në vendin e shtatë me 14 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat