Pogbas i duhet kohë për t’u përshtatur në Premier Ligë

Futboll

Pogbas i duhet kohë për t’u përshtatur në Premier Ligë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 21:59
Paul Pogba

Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry i ka dalë në mbrojtje mesfushorit Paul Pogba.

Që prej transferimit nga Juventusi te Manchester United për 110 milionë euro, Pogba ka marrë kritika të pafundme nga të gjithë për paraqitjet e tij me klubin nga Old Trafford.

Por sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, mesfushorit të kombëtares franceze i duhet ende kohë që të adaptohet me stilin e lojës në Angli.

“Të flasësh për Paul Pogban, bëhet fjalë për një lojtar me shumë kualitet. Kur erdha në fillim në Premier Ligë, nuk ia dilja që të luaja mirë. Shumë lojtar e kanë këtë problem. Ky është një proces, por në ditët e sotme shtypi dhe tifozët nuk të japin shumë kohë që të përshtatesh”.

“Pogbas i duhet kohë. Të gjithë i dimë kualitet që posedon ai. Mendoj që mund t’ia dalë në Manchester, ky është opinioni im personal”, ka theksuar Henry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat