Ibrën e tradhtojnë nervat!

Futboll

Ibrën e tradhtojnë nervat!

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:59
Ilustrim

Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur 45 minutat më të këqija të gjithë karrierës së tij, në fitoren e Manchester Unitedit (1:0) ndaj rivalëve të Manchester City, sipas Jamie Carragher. Sulmuesi suedez ishte i ngadaltë, në një performancë të dobët në gjysmën e parë të ndeshjes. Në një moment, suedezi ka pasur përplasje me Ortamendi, ku mund të ishte ndëshkuar me karton të kuq, sepse ka bërë një veprim të shëmtuar ndaj kolegut argjentinas, sikurse e tregon edhe fotoja kryesore e këtij shkrimi. “Unë nuk mendoj se Zlatan Ibrahimoviç ka pasur ndonjë 45 minutësh më të keq se ky në karrierën e tij, – tha Jamie Carragher për “Sky Sports”. – Jose Mourinho ka qenë i shqetësuar për formën e tij të kohëve të fundit. Mos harroni se po flasim për një futbollist që sezonin e kaluar shënoi 50 gola".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat