Pefqeli: Prishtina së shpejti rikthehet në krye të renditjes

Futboll

Pefqeli: Prishtina së shpejti rikthehet në krye të renditjes

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:24
PefqeliPara

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e fundit të rrethit të parë të elitës ë futbollit. Disa ndeshje do të jenë shumë interesante sidomos ajo në mes dy ekipeve të të njëjtit qytet, Trepça-Trepça ’89. Derbi mitrovicas do të zgjojë interesim të madh për faktin se Trepça kërkon fitoren e parë pas pesë barazimeve e pesë humbjeve, kurse Trepça ’89 mëton tri pikë që të ruajë apo thellojë edhe më shumë epërsinë në krye të renditjes. Prishtina, skuadër me renome, renditet në vend të dytë me 23 pikë, ka katër me më pak se Trepça ’89, do të kërkojë tri pikë në fushë të Dritës nga Gjilani. Mesfushori i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, shprehet se skuadra e tij do të shkojë sigurt drejt titullit të kampionit. “Prishtina me hapa të sigurt dhe stabil shkon drejt titullit. Kemi harmoni fantastike në ekip dhe jemi shumë kompakt”, tha Pefqeli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Trepça ’89 është shkëputur me 4 pikë nga Prishtina, a iu shqetëson? “Jo, çdo ekip e ka një fazë pak më të qetë. Ekipi i Prishtinës e ka kokën lartë dhe shumë shpejt do të jem aty ku na takon, pra në pozitën e parë”, shprehet optimist mesfushori.  Prishtina të gjitha ndeshjet i luan jashtë stadiumit të kryeqytetit për shkak të renovimit të saj. A mendoni se zhvillimi i ndeshjeve të gjitha si mysafirë, ndikon mos të paraqiteni edhe më mirë në kampionat?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat