Ja paga ‘faraonike’ e Ronaldos me kontratën e re

Futboll

Ja paga ‘faraonike’ e Ronaldos me kontratën e re

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 15:50
Cristiano Ronaldo

Klubi i Real Madridit ka zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin e kontratës me Cristiano Ronaldon i cili do të jetë pjesë e “Santiago Bernabeu”-s minimumi deri në vitin 2021.

Ende nuk janë bërë publike zyrtarisht detajet financiare por sipas “Eurosport”, portugezi do të marrë një pagë faraonike e cila përllogaritet në 45 milionë sterlina në sezon.

E llogaritur ndryshe Ronaldo pritet të përfitojë plot 440 mijë sterlina në javë, ndërsa klauzola e lirimit të lojtarit është një çmenduri e vlerësuar prej 900 milionë sterlinash.

Sipas burimeve të "Eurosport" priten që këto shifra të zyrtarizohen edhe nga klubi i Real Madridit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat