Bytyqi: Hasani i ka sharë lojtarët me familje në praninë e...!

Futboll

Bytyqi: Hasani i ka sharë lojtarët me familje në praninë e...!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 18:53
Pamje nga një ndeshje

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, Avni Bytyçi, akuzon futbollistin e Flamurtarit, Fidan Hasanin, se ai ka qenë shkaktari kryesor që ka nxitur situatën që të elektrizohet në fushë. Ndeshja në mes Ballkanit dhe Flamurtarit është ndërprerë në minutën e 35-të kur rezultati ishte 0:0, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të Kosovës. Bytyqi për gazetën kombëtare “Bota sot” ka treguar ngjarjen në versionin e tij: “Gjatë gjithë ndeshjes gjyqtari ka qenë tendencioz ndaj KF Ballkanit. Ne posedojmë incizimin komplet me raste e të gjitha, se çka ka bërë referi Tefik Maloku në dëm të Ballkanit”. Ai flet edhe për akuzat e Fidan Hasanit, pasi ky i fundit ka thënë se janë sulmuar nga KF Ballkani. “Sa i përket Fidan Hasanit, prej minutës së pare kur ka dhënë sinjal gjyqtari e deri të përfundimi, i ka sharë lojtarët me familje.

Pas kësaj kapiteni ynë Ilir Morina u ndëshkua me karton të verdhë  nga referi Tefik Maloku, por jo edhe Fidan Hasani. Pas kësaj Fidan Hasani ka provokuar lojtarin Albion Muhadrin dhe në prani të referit kryesor ia ka sharë familjen. Prapë referi ka heshtur kinse nuk ka ndodhur asgjë, derisa erdh situata të ekscesi. Momentin kur filloi ekscesi, vendosja është çështje delikate, sepse duhet shikuar mirë, lojtari ynë Morina ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja, kurse Fidan Hasani prapë se ndëshkoi. Atëherë filloi gjendja të eskaloi, vetëm në mes lojtarëve, nga acarimi i madh, Ilir Morina humb kontrollin dhe filloi ta sulmoi Fidan Hasanin. Pas intervenimit të bashkëlojtarëve, edhe anëtarëve të kryesisë, e kemi qetësuar situatën dhe gjithë lojtarët, mos me ardhur deri te ndërprerja. Në ato momente Agim Hasani futet në fushë dhe i afrohet Malokut në prezencë time e te trajnerit Gëzim Hasit, i thotë për ta ndërprerë takimin se janë futur shikuesit.  Ai që është futur në fushë është Korab Hasani i Flamurtarit që nuk ishte as në protokoll, por ishet shikues, dhe godet lojtarin tonë në mënyrë brutale dhe ia mavioz syrin Leotrim Ibrahimit. Të gjitha që i them mbajë përgjegjësi të plotë”, thotë Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat