Derbi shqiptarë në Maqedoni

Futboll

Derbi shqiptarë në Maqedoni

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 16:31
Futbollistët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova të mërkurën përballet si mysafirë me Shkupin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Ndeshja luhet me fillim në orën 13.30 në Çair, ndërsa ‘kuqezinjtë’ kërkojnë rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë. ‘Kuqezinjtë’ vlerësojnë maksimalisht Kupën dhe paralel me kampionatin synojnë pozitën më të lartë edhe në këtë garë dhe për këtë arsye do të kërkohet rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë si mysafir, për të bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit.

“Drejt Shkupit shkojmë për rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për t’ia arritur qëllimit. Nuk do të jetë lehtë, mirëpo besojmë se mund t’ia dalim. Do të jenë dy ndeshje dhe sigurisht se fituesi i përgjithshëm do të vendoset pas ndeshjes së kthimit në Tetovë, mirëpo ne duam rezultat të favorshëm që në ndeshjen e parë”, shprehet mbrojtësi Egzon Bejtullai. Duke llogaritur orarin e ngjeshur të ndeshjeve në mesjavë dhe fundjavë, stafi teknik pas ndeshjes me Makedonija Gj.P. ka punuar në rikuperimin fizik të ekipit për të pritur të gatshëm sfidat e radhës. Në skuadër rikthehet Ardian Cuculi që mungoi në dy ndeshjet e fundit shkaku i pezullimit pas kartonit të kuq nga ndeshja me Pobedën, ndërsa mungojnë vetëm të lënduarit Juffo dhe Taipi. Në fakt, Shkëndija është fitues i kupës së Maqedonisë, trofe që synon ta mbrojë, por lufton edhe për titullin e kampionit. Tetovarët janë në vend të dytë me 30 pikë ose ka katër me pak se Vardari, ndërsa Shkupi është i shtati i me 15 pikë pas 15 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat