Kur është Messi, Barcelona pikët i ka në xhep!

Futboll

Kur është Messi, Barcelona pikët i ka në xhep!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 22:46
Festa, Barca

City barazoi Arsenali, PSG, Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid, Bayerni, Monaco, Dortmund, Real Madridi, Leicester City, Juventus dhe Sevilla kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Barcelona triumfoi në regji të Lionel Messit! Barcelona e mposhti me rezultat 2:0 Celtic-un në Glasgou, në ndeshjen e xhiros së parafundit (e pesta) në grupin C të Champions League.

Futbollistët katalunas ishin më të mirë se vendasit dhe kësisoj importuan tri pikë pa vështirësi ndaj ekipit nga Skocia. Në minutën e 24-të, një bashkëveprim shkollor i katalunasve, Neymar për mrekulli pasoi një top në drejtim të Messit që ishte shumë afër portës dhe ky me mjeshtri shënoi për epërsinë 0:1. Messi ishte në formë të mirë dhe realizoi edhe golin e dytë, por këtë herë nag penalltia, ku ishte i saktë pikërisht në minutën e 55-të dhe 0:2. Ky është goli i nëntë i Messit gjatë këtij edicioni dhe kryeson listën e shënusve.

Barcelona udhëheq me 12 pikë, duke lënë pas vetes Manchester Cityn me 8 sosh. Ndërkaq, Monchengladbach barazoi me rezultat 1:1 me Manchester Cityn. Në këtë ndeshje u ndëshkuan me karton të kuq dy futbollistë, Stindl (Monchengladbach) në minutën e 51-të pas dy të verdhëve dhe pas 12 minutave edhe Fernandinho i Cityt. Në minutën e 23-të, Rafael shënoi për Monchengladbach dhe Silva në atë të 45+1 për Manchester Cityn. Arsenali, PSG, Barcelona, Manchester City, Atletico Madrid, Bayerni, Monaco, Dortmund, Real Madridi, Leicester City, Juventus dhe Sevilla kanë siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

Grupi C

Celtic-Barcelona 0:2

Monchengladbach-Manchester City 1:1

Tabela

1. Barcelona 5 4 0 1 16:4 12

2. Manchester City 5 2 2 1 11:9 8

3. Monchengladbach 5 1 2 2 5:8 5

4. Celtic 5 0 2 3 4:15 2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat