Berlusconi: Jam gati të rimarr pronësinë e Milanit

Futboll

Berlusconi: Jam gati të rimarr pronësinë e Milanit

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 23:21
Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi mund të rimarrë sërish pronësinë e Milanit. Nëse marrëveshja me grupin kinez nuk mbyllet deri në datën 13 Dhjetor, manjati italian do të rikthehet në krye të klubit kuqezi. Dicka të tillë e la të kuptohet vetë Silvio Berlusconi në një intervistë për mediat italiane. Gjasat janë që Milani të kalojë në duart e kinezëve por nëse kjo nuk ndodh deri në 13 Dhjetor të këtij viti, Berlusconi e ka gati një plan B dhe ai është të rimarrë sërish Milanin.” Nëse marrëveshja nuk mbyllet do ta rimarr me shumë kënaqsi klubin dhe do të ndryshoj strategji. Do të jetë një Milan shumë i ri në moshë dhe me shumë futbollistë italianë brenda”, theksoi fillimisht 80-vjecari. Deklarata këto të kavalierit që vinë fill pas atyre frazave të thëna nga Berlusconi përpara derbit të së Dielës së kaluar ndaj Interit. ” Nuk besoj se ky do të jetë derbi im i fundit pasi unë dhe Galliani mund të qëndrojmë nënvizoi Berlusconi përpara sfidës mes Milanit dhe Interit që u zhvillua në San Siro fundjavën e kaluar.  Në pritje të asamblesë që do të zhvillohet në 13 Dhjetor mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e Milanit. Berlusconi në vijim të intervistës së tij shtoi se nuk është penduar për tua shitur klubin kinezëve edhe pse theksoi se një vendim i tillë i ka dhembur jo pak.”Milani ka nevojë për tu rikthyer në nivelet më të larta, por paratë sot në futboll janë gjithcka dhe më duhej ta merrja një vendim të tillë. Jam munduar për të gjetur binzesmenë italianë por tua shitur klubin por kjo ka qenë e pamundur, doja ta shndërroja Milanin si Barcelona apo Reali i Madridit por në fund më duhet të pranoja një ofertë të vetme dhe zgjodha atë të kinezëve”, deklaroi në fund Silvio Berlusconi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat