Mourinho: Manchester United do të zgjasë kontratën me një vit me Ibrahimovicin 35-vjecar

Futboll

Mourinho: Manchester United do të zgjasë kontratën me një vit me Ibrahimovicin 35-vjecar

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 07:35
José Mourinho Ibrahimovic

Manchester United do te zgjase me nje vit kontraten me sulmuesin suedez, Zlatan Ibrahimovic, tashme 35 vjec, beri te ditur te merkuren trajneri José Mourinho.

“Gjendja e Zlatan eshte e kenaqshme dhe e qarte,  do te qendroje nje vit me teper. Ne jemi te kenaqur me te dhe kemi opsionin per nje sezon te dyte”, theksoi tekniku portugez ne nje konference shtypi lidhur me ish-sulmuesin e PSG, i cili u bashkua me ManU kete vere dhe zgjatja e kontrates do te jete deri ne veren e 2018.

“Ai eshte i kenaqur qe eshte lojtar i United dhe po kalon momentet me te mira te karrieres se tij te shkelqyer. Eshte perfekte qe ai te qendroje me ne ne 18 muajt e ardhshem”, vazhdoi Mourinho.

“Per momentin ne nuk kemi hyre ne diskutime, theksoi gjate kesaj konference lojtari. Vendimi per vitin e dyte te kontrates do te vije kur te vendose klubi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat