Nuza: Jam i përzgjedhuri i FIFA-s...

Futboll

Nuza: Jam i përzgjedhuri i FIFA-s...

Nga: K.G. Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 11:50
Genz Nuza me një futbollist të Trepçës '89

Lajm Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë mori lajmin më të mirë të mundshëm për gjyqtarët e futbollit. Genc Nuza, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj janë gjyqtarë të përzgjedhur nga FIFA, sikurse edhe te femrat Lumturije Muhadri. “Pasi mora konfirmimin zyrtar se unë jam i përzgjedhuri i FIFA-s për gjyqtar kryesor bashkë me dy kolegët e mi asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Nuk do mend se ky ishte lajmi më i mirë në jetën dhe karrierën time prej gjyqtari. Kjo edhe për faktin se u realizua jo vetëm ëndrra ime por dhe shumë gjyqtarëve tjerë që u sakrifikuan me dekada për të qenë pjesë e gjyqtarëve ndërkombëtar, në veçanti pas mëvetësimit të futbollit të Kosovës.

Duke qenë i pari, gëzimi është i madh dhe me bën krenar po aq sa kjo gjë me vete bartë një obligim të madh, por gjithnjë me shpresën se në të ardhmen e afërt, vargoji i gjyqtarëve do të rritet.

Me këtë rast dua të falënderojë familjen time, që me mbështeti parezervë, kolegët e mijë, pa të cilët nuk do të kisha arritur këtu ku jam. Gjyqtarët më të vjetër që me dhanë këshillat e duhura, kontrollorët që me profesionalizëm vlerësuan punën time. Një falënderim mbase i veçantë shkon edhe për klubet dhe futbollistët, të cilët me respektin e treguar ndaj meje ma mundësuan një suksese të tillë. Më duhet të falënderojë edhe kryetarin e Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani, që pati besim në mua dhe unë nuk e zhgënjeva këtë besim.

Dhe krejt në fund në veçanti falënderojë kryetarin Fadil Vokrri me Komitetin Ekzekutiv, që me përkushtimin e tyre hapën dyert e arenës ndërkombëtare, që jo vetëm zhvillimi i ndeshjeve, por edhe ne gjyqtarët të shijojmë këtë arenë

Ju sigurojë se do të angazhohem dhe do të punojë me të gjitha kapacitet e mija, që denjësisht të përfaqësojë FFK-në dhe gjyqtarët e futbollit të Kosovës, në mënyrë që ata që do të vijnë pas meje të i kenë dyert e hapura dhe më lehtë të rrugëtojnë në karrierën ndërkombëtare”, shkruan Genc Nuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat