Berisha: E prisja shkëlqimin

Futboll

Berisha: E prisja shkëlqimin

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:19
Etrit Berisha

Etrit Berisha është portieri më i mirë i Serisë A. Në një deklaratë të fundit për Atalantën ai shprehet se: “Unë kam qenë i përgatitur dhe kam pasur një dëshirë të madhe për ta provuar veten. Për një portier, të mos pësojë gola në disa ndeshje është kënaqësia më e madhe. Për këtë sukses, merita nuk është vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Një mbrojtje e mirë është pikënisje për fitoren në futboll dhe grumbullimin e sa më shumë pikëve. Në Bergamo kam gjetur mjedisin e duhur për të treguar vlerat e mia.

Entuziazmi i njerëzve këtu është “infektues”, gjë për të cilën jam i lumtur. Nuk jam i çuditur aspak, e kam pritur një kampionat të madh. Kam qenë i përgatitur dhe kam pasur një dëshirë të madhe për të provuar veten. Kur më është krijuar mundësia kam dhënë më të mirën time, kam qenë gati, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë” është shprehur Etrit Berisha që e mban portën e Atalantës të paprekur prej 634 minutash. Mediat italiane shkruanin dje edhe për një dëmtim në gju të Etrit Berishës, çka e vë në dyshim aktivizimin e tij në ndeshjen e fundjavës, ndaj Bolonjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat