Gjilani ndalë Prishtinën, Drita fundos Hajvalinë

Futboll

Gjilani ndalë Prishtinën, Drita fundos Hajvalinë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 15:04
Gjilani ndalë Prishtinën

Gjilani ka triumfuar në derbin e javës së 16-të të elitës së futbollit tonë, duke mundur Prishtinën, me rezultat 1-0, të shtunënë në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave të njohur në vendin tonë, ka dhënë lojë mjaft të mirë, mirëpo, skuadra e Arbnor Morinës, me golin e Betim Haxhimusës (59’), mundi lideren e tabelës.

Edhe pas kësaj disfatë, Prishtina mbetet në krye të tabelës me 34 pikë, kurse, Gjilani tani ka 22 pikë.

Ndërkohë, Drita e mundur Hajvalinë, me rezultat 0-1, në Kishnicë. Skuadra e Ismet Munshit ka marrë tri pikë të mëdha në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme. Braziliani Edenelison (80’) realizoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Ismet Munishit.

Hajvalia është e fundit me shtatë pikë, kurse, Drita renditet në pozitën e 10-të me 13 pikë.

Vala Superliga / Java e 16-të (e parafundit)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat