Dortmund i shëmtuar, mposhtet nga Eintracht

Futboll

Dortmund i shëmtuar, mposhtet nga Eintracht

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:18
Eintracht

Borussia e Dormtundit nuk ruan dot hapin e Leipzigut kryesues. Verdhezinjtë e Thomas Tuchel nuk arritën të shfyrtëzonin dot momentin pozitiv pasi u mposhtën në javën e 12-të të Bundesligës nga Eintrachti i Frankurtit. Në Commerzabank Arena ishin të besuarit e Niko Kovac që triumfuan me shifrat 2-1. Kjo ishte fitorja e 4-t në 5 ndeshjet e fundit për Frankfurtin që u ngjit në kuotën e 24 pikëve. Golat që vendosën fatet e këtij takimi u realizuan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte hungarezi Szabolocs Huzti ai që  i dha epërsinë skuadrës vendase.  Në minutën e 77-të pas shumë përpjekjesh Dortmundi arriti më fund të barazonte shifrat me të përhershmin Pierre Emerick Aubameyang. Por pa festuar ende golin e barazimit miqtë u ndëshkuan sërish, këtë herë ishte Haris Seferovic ai që i dha avantazhin Frankfurtit. Vetëm disa sekonda më pas zvicerani mposhti për herë dytë Weidenfeller-in duke i dhënë një trepikësh të artë për zonën europiane skuadrës së tij. Në minutat shtesë fati nuk ishte me Dortmundin pasi Dembele goditi traversën.

Vazhdon të mos fitojë Borussia Moenchengladbach që nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hoffenhemit në Borussia Park.Sëbashku me Leipzigun kryesues ekipi i drejtuar nga 29-vjecari Julian Naglesmann nuk njef humbje në këtë sezon. Në të 25-tën Dahoud kaloi në epërsi Gladbahun por Amiri barazoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat