A e dini pse nuk u panë qartë ‘Fly Emirates’ dhe logoja e Realit në fanella?

Futboll

A e dini pse nuk u panë qartë ‘Fly Emirates’ dhe logoja e Realit në fanella?

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 19:25
Real Madrid

Real Madridi e ka fituar 2:1 përballjen ndaj Sporting Gijonit.

Të dy golat për Los Blancos i shënoi Cristiano Ronaldi (5’ dhe 18’), por ajo që ra në sy në 45 minutat e parë është se logo e klubit dhe emri i sponsorit ‘Fly Emirates’ nuk duken qartë si herëve tjera.

Menjëherë kjo ka zgjuar kureshtjen e tifozëve, të cilët kanë filluar me pyetje në rrjetet sociale.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi Los Blancos po luajnë me fanella të krijuara duke përdorur mbetjet nga plastika në oqeane.

Fanellat janë nga Adidas dhe janë pjesë e fushatës për mos ndotjen e oqeaneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat