Xhaka me Baselin 16 ndeshje pa humbje

Futboll

Xhaka me Baselin 16 ndeshje pa humbje

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 18:29
Xhaka me shokë festojnë

Shqiptari Taulant Xhaka me Baselin vazhdojnë pa humbje në kampionatin zviceran. Kampioni në fuqi, Baseli shënoi fitoren e 14-të nga 16 ndeshjet e deritashme në elitën e futbollit. Baseli si mysafirë e mposhti me rezulttat 2:1 Sionin, e cila ka qenë edhe si derbi i javës së 16-të. Në stadiumin e Sionit ishin të pranishëm 13.200 shikues dhe panë lojë të mirë. Golat për Baselin i shënuan: Delgado (34’) e Janko (77’) dhe për vendasit: Karlen (71’). Xhaka luajti plotë 64 minuta dhe dha kontributin e tij për Baselin që kryeson me 44 pikë, kurse Sioni është në vend të tretë me 26 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat