Zhgënjeu Manchester Utd

Futboll

Zhgënjeu Manchester Utd

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 19:23
Pamje nga ndeshja e sotme

Manchester Utd zhgënjeu me barazim me rezultat 1:1 në përballje me West Ham-in, në takimin e vlefshëm të Premier Leagues. Ky barazim e bën me dhimbje koke Jose Mourinhon (trajnerin e Manchester Utd), sepse mbeten edhe me larg kreut të tabelës. Në minutën e 2-të, Payet nga gjuajtja e lirë për bukuri plasoi një top në 16-shin e vendasve dhe Sakho më së miri gjendet i cili nga afërsia e tundi portën e De Geas dhe 0:1. Goli i hershëm gjithsesi shqetësoi tifozët e Manchester Utd, pasi që West Ham u tregua një rival i papërshtatshëm. Nuk vonoi edhe shumë minuta dhe u barazua rezultati. Francezi Paul Pogba harkoi brenda 16-shit dhe suedezi Zlatan Ibrahimoviç me kokë godet bukur dhe fërfëlloi topin në rrjetë, 1:1. Manchester Utd dominoi takimin, vazhdimisht i rrezikshëm por assesi që të shënojnë golin e fitores. Në minutën e 65-të u inkuadrua edhe Wayne Rooney në vend të Rashford, por as kjo nuk dha rezultat për të triumfuar ndaj West Ham-it. Pas javës së 13-të, Manchester Utd mbetet në vend të gjashtë me 20 pikë ose ka 11 më pak se lideri Chelsea, kurse West Ham është i 16-ti me 12 pikë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat