Media zvicerane shkruan për TKZ: Tifozët entuziastë paralajmërojnë bojkot, jo për shkak të rezultateve

Futboll

Media zvicerane shkruan për TKZ: Tifozët entuziastë paralajmërojnë bojkot, jo për shkak të rezultateve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 nëntor 2016 Në ora: 13:12
Tifozët Kuq e Zi

Tifozët shqiptarë kanë duruar mjaft: Nga kontrollet e rrepta të policisë ata kërkojnë të bojkotojnë ndeshjen e ardhshme, shkruan fillimisht media më e lexuar zvicerane BLICK, në lidhje me vendimin e Tifozave Kuq e Zi.

Ndeshja e ardhshme është në mars, por Kombëtartes do i mungojë lojtari i 12, që shquhet për entuziazmin dhe mbështetjen. Jo për shkak se Shqipëria nuk ka gjasa për t’u kualifikuar në KB 2018, por për shkak të kontrolleve të rrepta policore.

Më pas në BLICK jepet deklarata e prerë e TKZ - “Ajo që ndodhi në ndeshjen Shqipëri – Izrael, nuk kishte të bënte asgjë me lojën e bukur të futbollit. Atë ditë, tifozët shqiptarë prezent në stadium (dhe jo vetëm) ishin viktimë e terrorit shtetëror. Andaj, përshkrimi apo prezantimi i çfarëdo fakti, nuk mund ta përshkruan terrorin që tifozët shqiptar përjetuan nga policia e shtetit shqiptar. Ne jemi tifozë, që e dojmë këtë Kombëtare dhe këtë Shqipëri.

Për arsyen e lartcekur dhe duke parë që ky terror i policisë po përsëritet tash e disa ndeshje, Tifozat Kuq e Zi, janë të detyruar të marrin vendim për BOJKOTIMIN e të gjitha ndeshjeve të radhës brenda, përfshirë këtu edhe ndeshjen me Lihtenshtajnin. Kombëtarën do ta përcjellim vetëm në transferta, atje ku na respektojnë.

Me këtë rast, ftojmë policinë e shtetit shqiptar, që të pajisur me kallashnikov dhe me armë tjera, të bëjë tifozin në tribunë,” përcjell botasot.info.

Megjithatë media zvicerane thekson FSHF është dënuar tre herë radhazi për shkak të mjeteve piroteknike dhe hedhjes së sendeve të forta në fushë. “Andaj dënimi dhe kontrollet e shpeshta, nuk janë aq të pakuptimta,” përmbyllet shkrimi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat