Lajm i keq për Berishën

Futboll

Lajm i keq për Berishën

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 17:21
Etrit Berisha

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili i lëshoi vendin në portë Sportielos në ndeshjen e djeshme përballë Bolognas në Serinë A, vazhdon të ketë shqetësime dhe pritet që të mos luajë as takimin kundër bashkëkombësve të tij.

Atalanta përballet me Pescaran e Memushajt, Manajt e Malokut në një ndeshje që do të sigurojë vendin në çerekfinalet e turneut, objektiv mese prestigjioz të cilin Atalanta e ndjek me shumë interes duke parë formën që po kalon aktualisht.

Por Berisha nuk pritet të japë kontributin e tij as në këtë sfidë, meqë vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi.

Në stërvitjen e sotme, bashkë me Konko, Paloschi e Kabesas, të gjithë të dëmtuar, ai i është nënshtruar një seance specifike riaftësimi me shpresën që të jetë i gatshëm për fundjavën, kur Atalanta do të luajë një duel shumë të rëndësishëm ndaj Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat