Lëndimi i Coutinhos, ja sa do të mungojë

Futboll

Lëndimi i Coutinhos, ja sa do të mungojë

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:02
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho është lënduar në ndeshjen e së shtunës përballë Sunderlandit.

Në momentin e mirë në të cilin po kalon Liverpooli, vjen një lajm i hidhur për trajnerin Jurgen Klopp.

Ashtu siç pritej lëndimi i Coutinhos, është mjaft serioz dhe lojtari do të mungojë nga pesë deri në gjashtë javë.

Pas testeve të kryera sot është konstatuar lëndimi i tij në gju që do ta mbajë yllin brazilian jashtë fushave deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Si rezultat i këtij lëndimi Coutinho pritet të humbas ndeshjet ndaj, Bournemouth, West Ham, Middlesbrough, Everton, Stoke City, Manchester City dhe Sunderland.

24-vjeçari ka realizuar gjashtë gola në të gjitha garat me ‘The Reds’ në këtë sezon, duke udhëhequr ekipin drejt pozitës së dytë në Premier Ligë pas 13 xhirove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat