Krasniqi ndez derbin: Luajmë si në shtëpi

Futboll

Krasniqi ndez derbin: Luajmë si në shtëpi

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 19:07
Krasniqi

Derbi është një ndeshje që të gjithë dëshirojnë ta luajnë dhe ta fitojnë. Kjo vlen edhe për Gëzim Krasniqin, i cili është i gatshëm për të zbritur në fushë në duelin me Tiranën. Jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht, me mbrojtësin që provon të ndezë derbin, që këtë herë do të luhet në kryeqytet, me bardheblutë si skuadër pritëse.

Gëzim Krasniqi

Jemi mësuar ti luajmë ndeshjet jashtë. Për ne kjo quhet ndeshje brenda, në kryeqytet dhe nuk përbën disfavor. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi.

Përveç tifozëve edhe ne presim fitoren. Këto barazime na kanë penalizuar deri më tani, jo vetëm përballë Tiranës, por edhe ndaj rivalëve të tjerë. Megjithatë shpresojmë që këtë herë të dalim me kokën lart dhe pse jo me fitore. Shpresojmë që fati të jetë në anën tonë, sepse lojën e kemi bërë në nivel të lart dhe fati na ka penalizuar disi.

Paralelizmat janë të shumtë. Nga ideja për ta pushtuar “Selman Stërmasin” në tribuna dhe për ta thyer Tiranën për herë të parë në fushë, në stadiumin e rikonstruktuar, deri te debati i fillimit të sezonit, kur bardheblutë zgjodhen që në shtëpinë e 24 herë kampionëve ndeshjet si pritës ti luante Korabi dhe jo Partizani. Gëzim Krasniqi shkoi edhe më tej, duke krahasuar objektivat e kundërt që kanë dy skuadrat.

Gëzim Krasniqi

Këto katër sezonet e fundit, që edhe unë jam pjesë e Partizanit dhe skuadra është kthyer në Superiore, kemi një avantazh ndaj Tiranës, sepse ata kanë qenë gjithmonë më poshtë nesh në renditje. Objektivi i Tiranës është të kapë kupat e Europës, ndërsa objektivi ynë është të shpallemi kampionë. Mendoj që ky do të jetë viti kur do ta realizojmë këtë synim.

Të motivuar nga fitorja e fundjavës së kaluar me Teutën, të kuqtë kërkojnë suksesin e radhës, për të mos humbur terren në garën për titullin kampion.

Gëzim Krasniqi

Pak na intereson se çfarë bën Tirana, kemi filozofinë tonë të lojës dhe besojmë se do t’ia dalim me sukses në këtë ndeshje.

Është një ndeshje e radhës. Çdo sfidë vlen tre pikë. Ne do ti bëjmë yzmetin, ashtu si në sfidën me Teutën që e mundëm dhe na dha një frymë tjetër dhe tani paraqitemi me moral më të mirë se Tirana në derbi. Shpresojmë te tre pikët e radhës për të vazhduar në rrugën drejt titullit.

Kundërshtarët nuk i shohim nga emrat, nuk na interesojnë. Por, nëse ne jemi një grup dhe të bashkuar ia dalim përballë çdo kundërshtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat