Videoja që po thyen zemrat: Momenti kur futbollisti brazilian kupton diçka të madhe për jetën e tij një javë para se të vdiste

Futboll

Videoja që po thyen zemrat: Momenti kur futbollisti brazilian kupton diçka të madhe për jetën e tij një javë para se të vdiste

Nga: A.Zh Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 21:52
Tiago da Rocha Vieira me gruan e tij

Ky është momenti që të copëton zemrën kur futbollisti brazilian kupton se ao do të bëhej baba, vetëm një javë para se të vritej në aksidentin me avionin kolumbian.

Tiago da Rocha Vieira, i njohur gjithashtusi Tiaguinho, ishte filmuar në një hotel me shokët e tij që ia kishin dhënë një mesazh dhuratë të dërguar nga gruaja e tij, Graziele, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

I ulur dhe mbështetur në një mur, Tiaguinho, lexon një shënim brenda qeses dhuratë. Kur e kupton se ai do të bëhet baba, ai hidhet nga gëzimi dhe ia nis valles me miqtë e tij.

Videoja është postuarnë internet sot nga anëtarët e familjes, pasi u zbulua se sulmuesi 22-vjeçar ishte një nga 76 njerëzit që kanë vdekur në fatkeqësi ajrore./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat