Ajeti mposht dhe eliminon Ujkanin dhe Çanin

Futboll

Ajeti mposht dhe eliminon Ujkanin dhe Çanin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 00:28
Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar mbrëmjen e sotme në kualifikimin që Torino arriti ndaj Pisas

Arlind Ajeti është rikthyer më në fund në fushë ku ka debutuar me fanellën e Torinos.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë titullar mbrëmjen e sotme në kualifikimin që Torino arriti ndaj Pisas ku luajnë edhe dy shqiptarët, Samir Ujkani e Edgar Çani.

Të tre këta lojtarë ishin në fushë në ndeshjen që përfundoi me shifrat 4-0 vetëm pas kohës shtesë.

Të tre shqiptarët luajtën për 120 minuta, ndërkohë që mbrojtësi i Torinos u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60.

Ajeti zhvilloi në përgjithësi një ndeshje të mirë në takimin që u vendos nga golat e Ljajiç, Maxi Lopez, Boye dhe Belottit.

Çani dhe Ujkani duhet të kënaqen me paraqitjen e mirë që kishin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat