Drejtuesit e Unitedit të pakënaqur me sjelljen e Mourinhos

Futboll

Drejtuesit e Unitedit të pakënaqur me sjelljen e Mourinhos

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:29
Jose Mourinho

Sjellja e Mourinhos në fushë po i bën atij më shumë problem se sa mungesa e rezultateve.

Sipas mediave angleze, Mourinho pas përjashtimit të tij në ndeshjen ndaj West Hamit ka irrituar shumë shumë njerëz brenda klubit nga Old Trafford.

Drejtues të klubit anglez e kuptojnë presionin që ka Mourinho për shkak se ai thotë se është trajneri më i mirë në botë dhe ai ka nevojë të lirojë presionin duke fituar, kurse një goditje e një shishe sikurse në ndeshjen e fundit nuk është asgjë.

Megjithatë, me këtë sjelljë drejtues të Unitedit nuk janë mësuar dhe as tifozët, andaj kanë kërkuar nga Mourinho që të ketë kujdes sepse me nivele të tilla të veprimeve kontraverse nuk njihet klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat