Gjithçka e qartë, Trepça ’89 - kampion vjeshtor

Futboll

Gjithçka e qartë, Trepça ’89 - kampion vjeshtor

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:08
KF Trepça

As laiku më i madh nuk e kishte menduar se Trepça ’89 do të shpallet kampion vjeshtor. Kjo ishte befasia më e madhe e edicionit vjeshtor, sepse ’89-shi befasoi me rezultate dhe zuri vendin e parë me 39 pikë! Mitrovicasit me 11 fitore, 3 barazime e 2 humbje përfunduan pjesën vjeshtore. Veton Çitaku, trajner i këtij ekipit, i cili mori timonin që nga java e pestë dhe vargoi fitoret, duke u ngjitur në maje të tabelës. As vet Çitaku se ka pritur këtë mrekulli, por deshëm apo nuk deshëm meritë të madhe ka edhe sulmuesi Oto John, që edhe në takimin e sotëm, dëshmoi vlerat e tija ndaj Lirisë nga Prizreni. Ai shënoi dy gola në fitoren e thellë me rezultat 3:0 në midis Prizrenit kundër Lirisë. John shënoi në minutën e 30-të e 48-të dhe Florent Hasani në minutën e 69-të. Liria renditet në vend të shtatë me 20 pikë, kurse Trepça ’89 në krye me 39 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat