Albian Ajeti shënon dy gola në tri ndeshje: A do bëhet vendimtar për sulmin e Augsburgut dhe Shqipërisë/Kosovës?

Futboll

Albian Ajeti shënon dy gola në tri ndeshje: A do bëhet vendimtar për sulmin e Augsburgut dhe Shqipërisë/Kosovës?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 nëntor 2016 Në ora: 15:52
Albian Ajeti

Ai në Zvicrën lindore gjen gjithmonë e më tepër veten: Sulmuesi Albian Ajeti (19) ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit, nga ku St. Gallen ka rrëmbyer shtatë pikë. Ai shënoi gola vendimtarë kundër GC dhe Lugano, pavarësisht se nuk u aktivizua gjatë transferimit në formë huazimit në Augsburg, shkruan Blick.

“Nëse unë mbaj ritmin, shënoj gola,” thotë Ajeti, shkruan botasot.info. Me tre gola në dhjetë aktivizime, mesatarisht shënon më shumë se thuajse të gjithë futbollistët. Pyetja që shqetëson të gjithë adhuruesit?

A ndihmon paraqitja e tij e mirë, për tu transferuar përsëri gjatë pauzës së dimrit në Augsburg?

Augsburg momentalisht ndodhet në vendin e 12 në Bundesligën gjermane dhe ka varfëri në gola: Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se dy gola. A mundet që shqiptaro-zvicerani ta zgjidh këtë problem?

Atij i duhen vetëm më shumë aktivizime dhe ti jepet mundësia. Qëllimi i tij që gjatë sezonës së verës të ketë më shumë aktivizime.

19 vjeçari, vëllai i të cilit i aktivizohet me Shqipërinë (Arlind Ajeti), nuk ka vendosur se cilën fanellë do përfaqësojë-Kosovën, Shqipërinë ose Zvicrën. Më së shumti probleme në sulm, kanë Shqipëria dhe Kosova./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat