10-vjeçari shpëtoi nga vdekja futbollistin

Futboll

10-vjeçari shpëtoi nga vdekja futbollistin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:29
Futbollisti në spital

Alan Ruschel, mbrojtësi i Chapecoense, është ndihmuar nga një fëmijë 10-vjeçar pas rrëzimit të Aeroplanit në Medellín

Një fëmijë vetëm 10 vjeç është kthyer në një hero pasi ka shpëtuar mbrojtësin e Chapecoense, Alan Ruschel pas rrëzimit të Aeroplanit në Kolumbi  

27-vjeçari i mbijetoi tragjedisë falë ndihmës së një djaloshi i cili jetonte në zonën ku u rrëzua avioni.

Sipas asgjësisë së lajmeve "EFE" fëmija zbuloi se ku ndodhej Ruschel dhe kërkoi ndihmë për ta ndihmuar futbollistin.

Pas kësaj, në vendin e ngjarjes mbërritën dhe forca të shumta policie dhe zjarrfikësit për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat