Ejupi me Osijekun, në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë

Futboll

Ejupi me Osijekun, në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:04
Muzafer Ejupi

Futbollisti shqiptar, Muzafer Ejupi, me ekipin e Osijekut, janë kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë. Osijeku shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Slaven Belupo-s. Autor i golit ka qenë Perosheviq në minutën e 81-të. Ejupi u paraqit standard dhe kontribuoi në fitoren e madhe, ndërsa Fidan Aliti luajti nga minuta e 46-të për Slaven Belupo-n, por të pafat dhe janë eliminuar nga kjo garë.  Në gjysmëfinale janë kualifikuar Dinamo e Zagrebit, Rijeka dhe Osijeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat