Ky mbrojtës i mungon Barcelonës në El Clasico

Futboll

Ky mbrojtës i mungon Barcelonës në El Clasico

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 19:47
Ilustrim

Luis Enrique me probleme para ndeshjes me Real Madridin.

Nuk kanë të ndalur problemet me lëndime te Barcelona. Mbrojtësi Jeremy Mathieu nuk do të mund të paraqitet në El Clasico përballë Real Madridit të shtunën.

Lojtari ka një kohë që vuan nga një dëmtim në këmbë dhe kishte shpresuar që të kthehej për derbin me Realin, por pas testeve të sotme është konstatuar që ai nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

“Në ditët e fundit të rikuperimit, Jeremy Mathieu ka filluar të ndjejë sërish dhimbje në këmbën e tij të majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Sipas Servisit Medicinal të FC Barcelona, konstatojmë që lojtari do të qëndrojë jashtë fushave 15 deri në 20 ditë”.

Një lajm shumë i keq ky për Barcelonën e cila ende nuk e ka të sigurt paraqitjen e  Samuel Umtiti, Gerard Pique dhe Jordi Alba, të cilët do të kryejnë teste më të detajuara në ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat