Vjen dënimi për Mourinhon

Futboll

Vjen dënimi për Mourinhon

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 22:25
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka marrë dënim nga FA pas përjashtimit nga ndeshja e fundjavës përballë West Ham United.

Manchester United nuk do të drejtohet nga Mourinho në ndeshjen e sotme ndaj West Hamit në kuadër të Kupës së Ligës, pas dënimit që i është shqiptuar atij nga FA.

Mourinho ishte përjashtuar në fundjavë pikërisht kundër skuadrës londineze, pasi që kishte goditur një shishe me këmbë në shenj revolte ndaj gjyqtarit Jon Moss, i cili nuk kishte hezituar ta largonte portugezin nga bankina.

Vendimi i Federatës Angleze ka qenë që dënimi i Mourinhos të hyjë në fuqi menjëherë dhe kësisoj ai do të detyrohet që takimin e sotëm ta përcjellë nga tribunat, ndërsa skuadrën do ta udhëheqë ndihmësi i tij Rui Faria.

Kjo është hera e dytë në këtë stinor që Mourinho dënohet më një ndeshje për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat