Shala shënon në fitoren e Kasimpasa-s

Futboll

Shala shënon në fitoren e Kasimpasa-s

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:40
Herolind Shala në mes

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, është kreator i fitores së skuadrës turke, Kasimpasa, me rezultat 2:1 kundër Sancaktepe-s. Kasimpasa importoi tri pikët e para në grupin B të Kupës së Turqisë. Shala luajti standard, i cili realizoi gol në minutën e 66-të kur ngriti epërsinë në 0:2. Edhe Loret Sadiku u paraqit për Kasimpasa-n, por nga minuta e 62-të dhe u ndëshkua me karton të verdhë dhe tetë minuta pa përfunduar sfida. Për Kasimpasa-n janë tri pikë të mëdha dhe synojnë të kalojnë grupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat