Balaj me Terek-un e mposhtën Krasnodar-in

Futboll

Balaj me Terek-un e mposhtën Krasnodar-in

Nga: K.Goca Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:25
Bekim Balaj gjatë një ndeshje

Futbollisti shqiptar, Bekim Balaj, me ekipin Terek shënuan fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Krasnodar-it.  Anëtari i kombëtares së Shqipërisë bëri paraqitje të mirë me bashkëlojtarë dhe si rrjedhojë e kësaj ndalën tri pikë domethënëse. Ata për 45 minutat e parë dy herë shënuan dhe mjaftuan për të triumfuar. Piriz në minutën e 25-të dhe Grozav në atë të 33-tën shënuan për Terek-un dhe Wilker shënoi autogol (71’) për mysafirët.  Balaj luajti në minutën e 89-të dhe ishte ndër më të mirët, ndërsa skuadra e tij ngjitet në vend të katërt me 28 pikë pas 16 jave në Kampionatin e Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat